“Yje” Fjolla Morina si rrallëherë publikon një foto të vajzës dhe dhëndrit
Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë me ndjekësit një fotografi të vajzës së saj, Ledianës, së bashku me të fejuarin e saj. Publikimi tërhoqi vëmendje për paraqitjen e çiftit në këtë fotografi.
Lediania dhe i fejuari i saj shfaqen së bashku në imazhin e publikuar nga këngëtarja, ku të dy duken elegantë.
Pamja e tyre i ngjan një skene nga filmat, duke i dhënë fotografisë një paraqitje të veçantë.
Fjolla, e cila herë pas here ndan momente nga jeta e saj, këtë herë ka publikuar një fotografi ku në fokus janë vajza e saj dhe i fejuari i saj.
