Tea dhe motra e Beartit (kunata) ngjajnë aq shumë, sa publiku i ngatërroi për motra!
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.
Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.
Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij, ndërsa duket se ka një marrëdhënie të mirë me kunatën, Idean.
Në postimin e fundit në InstaStory, Tea ka ndarë një foto me motrën e Beratit dhe rrjeti u shokua nga ngjashmëria e tyre e madhe.
Dy vajzat fare mirë mund t’i ngatërrojnë për motra, pasi janë të dyja bjonde dhe kanë të njëjtën ngjyrë sysh.
![]()
Dy vajzat kanë pozuar pa grim dhe vështirë se mund t’i dallojmë nga njëra-tjetra!