Kate po përgatitet për t’u bërë nënë për herë të katërt
Familja mbretërore do shtohet. Kate dhe Princi William duan një tjetër bebe. Një burim pranë tyre përforcoi edhe njëherë atë që të gjithë dimë, se Kate ka dashur gjithmonë të ketë katër fëmijë.
“Ajo e kishte ndër mend që përpara pandemisë, por tani që ka dritë në fund të tunelit me gjetjen e vaksinës dhe Princi George e Princesha Charlotte do rikthehen në shkollë në Prill, Kate ndihet gati”, tha burimi. Madje sipas të njëjtit burim Kate këto kohë po mban dietë ushqimore për të përgatitur trupin.
“I mori pak kohë të bindte Williamin. Ai mendon se tre fëmijë mjaftojnë. Por dëshira e Kate për të patur katër fëmijë, bëri që edhe ai ta pëlqejë si ide sepse i pëlqen familja e madhe”, tha burimi.
Kate dhe William kanë aktualisht tre fëmijë: George, Charlotte dhe Louis.
