Zëri shkoi për herë të parë në kopsht, Elita nuk i mban dot emocionet

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të 2019-tës. Ata u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Zëri. Për pak ditë vogëlushi do të festojë 2-vjetorin e lindjes dhe kështu ai ka hedhur hapat e parë drejt dijes.

Elita ka treguar se ditën e sotme Zëri ka nisur kopshtin. Moderatorja nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet si të gjithë prindërit dhe këtë moment kaq të rëndësishëm e ka ndarë me të gjithë ndjekësit. Ajo ka publikuar dy foto të Zërit, në të cilat ai nuk duket shumë i lumtur, sepse është hera e parë që i duhet të qëndrojë larg ambientit familjar.

Share With:
Translate »
582 Views