Andrra na tregon tiparet e bebushit që pret, si thoni kujt i ngjan?

Shtatzania e dytë e Andrra Destanit u përfol shumë që në fillimet e saj. Megjithatë asgjë nuk ishte e qartë derisa çifti Andrra – Sinan na konfirmuan lajmin e ëmbël.

Po ashtu mësuam se familjes do t’i shtohej një djalë i vogël. Ditët po kalojnë dhe bashkë me të edhe kontrollet rutinë dhe rritja e bebit. Sot ka qenë dita e ekos morfologjike dhe Andrra s’mundi t’i rezistonte pa e ndarë me ne. Ajo ka postuar në llogarinë e saj një foto të ekos ku duken tiparet e vogëlushit që pritet të vijë në jetë.

Me siguri tani po mendoni se kujt i ngjan. “Mezi pres të të takoj” shkruan Andrra.
I urojmë pritje sa më të ëmbël! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
545 Views