“Në Durrës ma masakruan djalin”/ Babai i 4-vjeçarit që nuk flet dhe shikon, kërkon ndihmë: Ilaçet nuk i gjej, shkojnë 1000 euro në muaj

Arian Luka nga Durrësi kërkon ndihmë për të kuruar djalin e tij pasi mësoi se vuan nga Sindroma West. Djali i tij 4-vjeçar as nuk flet dhe as nuk shikon.

Sot ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku rrëfeu të gjitha peripecitë që ka kaluar nga lindja e djalit e deri tani. Sipas tij, djalin e kanë dëmtuar doktorët gjatë lindjes dhe se për këtë nuk gjen zgjidhje.

“I kemi bërë të gjitha analizat në privat, erdhi çdo gjë në rregull. Por kur lindi, teksa po prisnim nuk na jepte askush ndonjë informacion. Familja doli pa qarë. Mjeku tha se ka patur vështirësi në lindje, e më pas e kanë kaluar në reanimacion. Në Durrës ma masakruan djalin. E më pas e solla në Tiranë. Edhe aty doktori më tha se nëse nuk qan për 21 ditë, rrezik nuk shpëton. Por ai qau dhe më tha mjeku se nga dëmtimi gjatë lindjes ka pësuar infeksion në tru. Ne ja kemi larguar ujin, por do shohim me kalimin e kohës”, tregoi Luka.

“Në Durrës ma masakruan djalin”/ Babai i 4-vjeçarit

Babai i vogëlushit tregoi se më pas e kanë ndërguar në një spital në Milano të Italisë, ku mjekët i kanë bërë analizat për të kuptuar nëse ishte gjenetike apo dëmtim gjatë lindjes.

“Me plot bindje them se është faji i mjekëve, ka patur frakturë në kokë. Mjekët nuk e pranojnë”, tha Luka, i cili tha se fëmija i tij i parë as nuk shikon, lëviz apo flet.

Babai i 4-vjeçarit tha se ilaçet e tij nuk i blen në Shqipëri pasi nuk ka, por i vijnë nga Belgjika. Kostoja e kurimit i shkon 1000 euro në muaj. Një shumë e tillë është e papërballueshme për të, e si pasojë kërkon ndihmë në radhë të parë nga shteti e më pas nga kushdo që ka mundës.

“Në Durrës ma masakruan djalin”/ Babai i 4-vjeçarit

“Mjekët në Itali më kanë thënë se ka shanse, por duhet të jenë 3 mjekë të ndryshëm në kontakt me të njëkohësisht, okulisti, fizioterapisti dhe ai që merret që të flasë.  Mund të ketë 80-90 për qind shërim Nuk i duhet fizioterapia një herë në javë siç thonë në Shqipëri, por çdo ditë dhe për trajtimin e sindromës që ka”, tha ai.

Ndërkohë në fund u bëri thirrje instancave shtetërore që t’i thonë nëse mund të bëjnë diçka për djalin e tij, apo t’i thonë “merr plaçkat e largohu nga Shqipëria”.

Share With:
Translate »
592 Views