Motra e Besit flet për partneren e tij të re dhe ajo që tha nuk do t’i pëlqejë aspak Xhensilës

Muaj pas zyrtarizimit të lidhjes së Bes Kallakut me Ejonën, vëmendja e publikut është zhvendosur te reagimet e familjarëve. Motra e aktorit, Ana Kallaku, ka ndarë disa fjalë mjaft të bukura për kunatën e re, por që ndjekësit e vjetër të familjes i kanë lexuar si një mesazh të koduar për ish-bashkëshorten e Besit, Xhensila Myrtezajn.

Pyetjes se si e ka marrëdhënien me Ejonën, Ana iu përgjigj me një superlativë që nuk kaloi pa u vënë re:

“Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të!”

Ky pohim ka ngritur menjëherë pikëpyetje, pasi “nën rreshta” duket si një deklaratë se Ejona është më në fund “e duhura” për familjen e tyre. Duke qenë se Ana është 33 vjeç, shprehja se ka pritur gjithë jetën për këtë nuse, nënkupton se asnjë tjetër para saj nuk e ka plotësuar këtë vend siç duhet.

Edhe pse Ana e konsideron një bekim për familjen, Ejona vazhdon të mbetet një portret i panjohur për publikun. Ana sqaroi se pavarësisht dëshirës së familjes për ta prezantuar, “është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë për të mos u ekspozuar.” Ky fakt duket se po e bën atë edhe më të dashur për familjen Kallaku, të cilët po respektojnë me fanatizëm dëshirën e saj për të qëndruar larg thashethemeve dhe vëmendjes mediatike.

Ky reagim i Anës duket si një kthesë e fortë, po të kemi parasysh se për vite me radhë, ajo dhe Xhensila shfaqeshin si mikesha shumë të ngushta. Ato jo vetëm që ishin kunata, por shpesh e cilësonin njëra-tjetrën si motra, duke ndarë momente familjare dhe mbështetje publike të vazhdueshme. Mirëpo, deklarata e fundit tregon se pas ndarjes së bujshme, raportet janë ftohur aq sa Ana tashmë e sheh gëzimin e vërtetë te partnerja e re e vëlla

Share With:
Translate »
1 Views