Pa asnjë sëmundje shoqëruese, koronavirusi i merr jetën 16 vjeçarit

Një 16 vjeçar ka humbur betejën me koronavirusin në Britaninë e Madhe.

Adoleshenti është i riu i dytë në Mbretërinë e Bashkuar që ndërron jetë nga Covid-19 edhe pse nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër, në dy ditët e fundit.

Ndërkohë nnumri i rasteve të reja dhe viktimave në Britani ka filluar të ulet ndjeshëm.

Testimet e vaksinave te fëmijët nga mosha 5 vjeç pritet të nisin brenda disa javësh për t’i hapur rrugë në të ardhmen një programi imunizimi për të miturit.

Kompania Pfizer do të nisë testimet te fëmijët nga 5-11 vjeç ndërsa AstraZeneca do të fokusohet te moshat 7-17 vjeç.

Share With:
Translate »
378 Views