Tmerr në Tiranë nga Covid! Pas 17 vjeçarit, ndahet nga jeta 28 vjeçarja shtatzënë, mjekët arrijnë të shpëtojnë foshnjen

Një 28-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë sot si pasojë e koronavirusit. Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë.

Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë. Burime bëjnë të ditur për gazetarin Aldo Kozarja se 28-vjeçarja ndërroi jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

 

Share With:
Translate »
688 Views