Bashkëshortja e Kobe Bryant përlot botën me postimin e fundit
Bashkëshortja e Kobe Bryant i ka emocionuar të gjithë me një postim të bërë në Instagramin e saj. Vanessa ndau me ndjekësit disa foto të vajzës saj Capri, teksa mbante veshur një palë atlete nga koleksioni i babai të saj të ndjerë.
Ajo solli imazhet më të ëmbla të Caprit, e cila po i buzëqeshte kamerës, teksa ecte me atlete në dhomë.
Atletet në fjalë ishin nga koleksioni i Kobes, ndërsa Capri i emocionoi të gjithë me këto imazhe. Kobe dhe vajza e tij Gianna Bryant ndërruan jetë në janar 2020 në një aksident me helikopter.

