Për 8-Mars, Yuri Kim zhvesh kostumin e ambasadores dhe na njeh me të bijat
Ajo jeton në San Francisco të Kalifornisë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka një lidhje të veçantë me të, e do jashtëzakonisht shumë dhe duket se edhe për 8 Mars ka zgjedhur ta bëjë kështu urimin e saj. Yuri Kim ka postuar foto në Instagram teksa e mban vogëlushen në prehër, por edhe mbesat e tjera pranë saj, me një mesazh për to dhe gjithë vajzat e tjera të cilat kanë të ardhmen e tyre përpara.
Yuri Kim shkruan:
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, unë mendoj për mbesat e mia dhe të gjitha vajzat e tjera të cilat shohin drejt së ardhmes së tyre. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë duke i dhënë fund diskriminimit, duke siguruar arsimim dhe duke inkurajuar njëra-tjetrën, në mënyrë që gratë dhe vajzat kudo të mund të bëjnë pjesën e tyre për të përmbushur potencialin e tyre dhe për ta bërë botën tonë një vend më të mirë!
