Xhemi publikon foto nga festa e ditëlindjes së Jonit dhe i bën një premtim të çuditshëm Arbanës

Bekimi i parë i Arbana Osmanit, Joni, feston sot ditëlindjen. Moderatorja u zgjua me nostalgji mëngjesin e sotëm për ditëlindjen e vogëlushit dhe ndau disa imazhe shumë të ëmbla të shkrepura ndër vite me të. Disa prej fotove ne nuk i kishim parë kurrë, duke qenë se Arbana ka qenë për vite me radhë shumë e rezervuar për sa i përket djalit të saj. Ajo publikonte shumë rrallë foto me të dhe përpiqej të mos ja zbulonte portretin. Mirëpo me rritjen e tij gjërat kanë ndryshuar dhe Joni është pjesë e postimeve të Arbanës në rrjete sociale thuajse çdo ditë.

Përkrah fotove të publikuara për rastin e ditëlindjes, Arbana i bëri Jonit dhe një urim shumë emocionues. “Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime❤️”, shkroi ajo.

 

Mirëpo ditëlindja nuk është mbyllur me kaq, sepse Arbana ka organizuar një festë për Jonin. Këtë gjë e ka zbuluar mikesha e saj më e mirë, Xhemi Shehu, që ka publikuar një foto të Osmanit. Kjo e fundit shihet e veshur me një fustan të kuq, me një kapele me foto nga Colosseum në Romë (që është legoja më e madhe që ka ndërtuar Joni deri më sot) dhe me një shpatë në dorë.

Xhemi nuk ka publikuar të tjera foto nga festa, por i ka bërë një premtim publik Arbanës, që i ka habitur të gjithë.

Nga sot e tutje, nuk do të mërzisë më kurrë”, ka shkruar Xhemi duke etiketuar në postim edhe Arbanën.

Ajo nuk ka treguar detaje të tjera se ç’mund ta ketë mërzitur Arbanën, duke i lënë ndjekësit të hamendësojnë. Tashmë do të na duhet të presim ndonjë reagim nga Arbana për të mësuar se ç’ka ndodhur këtë herë mes dy mikeshave.

Share With:
Translate »
411 Views