Khloe Kardashian: Covid vonoi planin për një tjetër fëmijë, nuk i kam aq të forta vezët për t’i ngrirë
Khloe Kardshian ka zbuluar planin për të bërë vajzën e saj me një motër ose vëlla, por këto plane janë vonuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ylli i Keeping Up With The Kardashians, 36 vjeçe ka folur hapur në lidhje me vendimin për të pasur një fëmijë në të ardhmen e afërt, dhe pranoi se kishte fillua me procesin.

Ajo ka një vajzë me partnerin e saj Tristan Thompson, por dëshira e tyre nuk është që ta lënë familjen me kaq pak anëtarë. Khloe ka treguar gjithashtu se mund të përdorë një nënë surrogate, duke shtuar se vezët e saj nuk janë aq në gjendje sa të ngrihen ndaj duhen kthyer menjëherë e pa humbur më shumë kohë në embrion.


“Plani im ishte të kisha fëmijë tani shpejt. Por me COVID dhe gjithçka tjetër, plani im është vonuar pak. Unë padyshim që dua më shumë fëmijë. Kam kaq shumë vëllezër dhe motra. Unë mendoj se është një bekim sidomos gjatë këtyre kohërave që të kesh një anëtar të familjes ose njerëz me të cilët mund të mbështetesh dhe thjesht të keni një shok gjatë jetës. Vezët e mia nuk janë aq të forta sa të ngrijnë. Ato duhet të përzihen menjëherë me spermatozoidët për të bërë embrione. Kështu që unë në fakt e kam bërë. Dhe pastaj, ju e dini, se me COVID dhe tërë këtë proces të fertilitetit, nëse keni nevojë për ndihmë është shumë më sfiduese. Ka dhe një shprehje që thotë: ” Nëse doni ta bëni Zotin të buqëqeshë, tregojini atij planet tuaja. Por një herë kur unë vërtet përpiqem të planifikoj, Zoti po më thotë se nuk mund t’i bësh planet e tua kështu! “
Pavarësisht nga planet e tyre për një foshnjë tjetër, Khloe dhe Tristan refuzuan të thonë nëse janë përsëri së bashku. Edhe pse Tristan thotë se nuk është më sekret që janë bashkë.

*Tiranapost.al.