E rëndë në Paris/ I morën peng gruan dhe vajzat, Di Maria largohet me urgjencë nga ndeshja

Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.

Sulmuesi argjentinas ditë më parë zgjeroi kontratën me Parisin edhe për një vit tjetër, por atij i ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).

Të armatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç se morën gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit ata kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

Mediat franceze kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, ndërsa deri më tani Di Maria ende nuk është bashkuar me gruan dhe vajzat e tij të cilat janë të mbajtura peng.

Share With:
Translate »
408 Views