Eliza Hoxha kërkon plazmë për të atin nga personat që e kanë kaluar Covid
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, kërkon ndihmën e personave që kanë kaluar tashmë COVID-19, për të dhënë plazmë për babain e saj.
Me anë të një postimi në facebook, ajo shprehet se nevoja për të siguruar plazmë është urgjente
Më tej Hoxha sqaron për të gjithë ata persona që do të duan ta ndihmojnë që duhet të kenë grupin e gjakut A-pozitiv ose A-negativ.
“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falënderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690″, shkruan Hoxha.