Elsa Lila mesazh prekës për humbjen e avokatit Vishaj: Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar për ndarjen nga jeta të avokatit Saimir Vishaj. Elsa Lila, e cila është edhe mbesa e Vishajt, thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të ndante këtë lajm për dajën e saj.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ku presim në Funeral Alba 2000 për Përshëndetjen e fundit”, shkruan Elsa Lila.

Elsa Lila mesazh prekës për humbjen e avokatit Vishaj: Nuk mendoja

Vishaj u nda sot nga jeta në moshën 60-vjeçare. Mësohet se ditën e diel, Vishaj ishte transportuar me urgjencë tek Trauma, pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët.

Gjendja e tij ishte paraqitur kritike dhe mjekët e kishin vendosur në intubim, por nuk mundi të mbijetonte.

Saimir Vishaj ishte një emër i njohur i avokatisë shqiptare, me një karrierë që nisi në vitin 1996. Që nga viti 2009, drejtonte Shoqërinë e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

Share With:
Translate »
1 Views