Kunata apo çfarë? Marrëdhënia e Çiljetës me motrën e Albanit është për t’u pasur zili!

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ka zbuluar së fundmi se ka 5 vite që është në një romancë me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. E ftuar në emisionin “Jashtë loje”, ajo nuk ngurroi që të fliste për lidhjen e saj me Albanin dhe marrëdhënien e këtij të fundit me djalin e saj, Fernando.

“Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

“E moj kunatë”/ Çiljeta zbulon çfarë

Ndërsa përmes postimeve në rrjetet sociale, Xhilaga ka zbuluar se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me familjarët e partnerit të saj. Kujtojmë se pak ditë më parë ajo ndau me ndjekësit një video me nënën e portierit të njohur, e cila po gatuante.

“Kur të gatuan mama numër 2”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, teksa dëgjohet duke i thirrur vjehrrës me përkëdheli “muçi”.

“E moj kunatë”/ Çiljeta zbulon çfarë

Ndërsa ditën e djeshme, Çiljeta postoi në “Instastory” një video ku shfaqej së bashku me kunatën e saj.

“E moj kunatë”, ka shkruar Çiljeta krahas videos, duke lënë të kuptojë se gëzon një marrëdhënie të mirë me familjarët e Albanit.

“E moj kunatë”/ Çiljeta zbulon çfarë

Share With:
Translate »
368 Views