Kështu s’kishim parë! Afërdita Dreshaj, shtatzënë, tejkaloi çdo pritshmëri në palestër
Afërdita Dreshaj mesa duket nuk do të heqë dorë nga stërvitja në palestër deri në ditën kur fëmija që po pret të vijë në jetë.
Edhe pse është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël, Aferdita Dreshaj, në asnjë moment nuk ka ndaluar së shkuari në palestër apo së stërvituri.

Madje këngëtaren e njohur nuk e ka ndaluar as bora. E këtë detaj e ka treguar përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka ripostuar një video të motrës së saj, Jehona Dreshaj, dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Aferdita shihet duke u ushtruar jashtë në një mot jo të përshtatshëm, sepse në sfond duket që bie borë. Edhe pse e motra i ka thënë që të bëjnë pushim, ajo ka vendosur që të bëjë të kundërtën.

Kësaj radhe modelja e ka çuar situatën në një tjetër nivel, duke pasur parasysh se fansat e saj nuk i besonin dot syve kur e shihnin të stërvitej gjatë muajit të shtatë e të tetë të pritjes së ëmbël, e jo më në muajin e nëntë.
