Gruaja shtatzënë me Covid-19 dërgohet me urgjencë te QSUT-ja, mjekët shpëtojnë foshnjën por nëna është e intubuar
Një grua shtatzënë, e infektuar dhe me Covid-19, është dërguar me urgjencë në QSUT për të bërë një lindje të parakohshme dhe për t’i shpërtuar jetën foshnjës.
Mësohet se gruaja shtazënë ka qenë e intubuar në spitalin Covid 1 (infektivi) dhe është dërguar me urgjencë në reanimacionin e QSUT për të bërë lindjen e parakoshme, pasi ishte 27 javëshe. Fatmirësisht, lindja ka shkuar mirë dhe bebja është në gjendje të mirë.
Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se nëna e saj është ende në gjendje të rënë. Ndërkohë, sipas tij, në reanimacion ndodhet dhe një grua tjetër shtatzënë, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.