Arsimi largohet përfundimisht nga “Për’puthen”, kjo është arsyeja e vendimit drastik
Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” ju bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.
Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ditën e sotme në përfundim të emisionit ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.
Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete sociale. Ai publikoi në Instagram një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.
![]()
Sa i përket “Për’puthen”, kujtojmë se Arsimi pati një takim shumë interesant me Sarën dhe u duk se mes tyre kishte shumë kimi.