Vetëm 11 ditë pas lindjes, fansat “çmenden” pas formave perfekte të modeles
Vetëm 11 ditë më parë, Emily Ratajkowski, u bë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin së bashku me bashkëshortin e kanë pagëzuar me emrin, Sylvester Apollo Bear.
Ai erdhi në jetë më 8 mars dhe është fëmija i parë me producentin e filmave, Sebastian Bear-McClard. Modelja e famshme është shumë aktive në rrjetet sociale, ku me ndjekësit nuk ngurron që të postojë fotografi edhe me të voglin e saj.

Por së fundmi, Emily ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me trupin e saj perfekt, vetëm pak ditë pas lindjes. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet me pizhame, ku vihet re se nuk ka reçipeta.
Por kësaj radhe vëmendjen e ka marrë barku i saj i sheshtë, ashtu siç e kishte para se të ngelej shtatzënë. Nuk duket aspak se ajo ka pak ditë që ka lindur.


