Lajmi i fundit/ Aksident në Tiranë, shoferja 55-vjeçare përplas 6-vjeçarin

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P. 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
408 Views