Pas nënës, Vanessa Bryant hedh në gjyq edhe shtetin
Më shumë se një vit pas vdekjes tragjike të yllit të basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, Vanessa ka ngritur një padi ndaj shtetit. Saktësisht, ajo ka hedhur në gjyq Departamentin e Zjarrfikësve të Los Anxhelos, duke i akuzuar ata për shpërndarjen në rrjet të imazheve të vendit të rrëzimit të avionit.

Të përfshirë në çështje janë oficerëve që kanë qenë prezent në vendngjarje Rafael Mejia, Joey Cruz, Michael Russell dhe Raul Versales. Ajo i ka paditur për neglizhencë, cënim të privatësisë dhe një shkelje të amendamentit të 14-të.
Ajo pretendon se pikërisht këta oficerë shpërndanë për mediat fotografi nga vendi i përplasjes më 26 janar 2020, duke përfshirë imazhe të eshtrave të burrit dhe vajzës së saj dhe viktimave të tjera. Ajo gjithashtu akuzoi departamentin dështim të menaxhimit të situatës për t`i sekuestruar dhe fshirë të gjitha fotot.
Fotot thuhet se kanë arritur deri tek një banarier, për të cilin ka përgjime, teksa mburrej me klientët e lokalit se kishte parë trupin e Kobe Bryant.
Nuk bëhet e ditur ndërkohë shumë e dëmshpërblimit që Vanessa kërkon.
Që prej vdekjes së Kobe, Vanessa ka marrë në dorë timonin e familjes dhe po sigurohet që të ruajë dhe shtojë pasurinë, në mënyrë që vajzave të saj të mos u mungojë asgjë. Pikërisht për këtë arsye është në gjyq edhe me nënën e saj, për t`i ndërprerë pensionin që Kobe i jepte çdo muaj.