Covidi i merr jetën aktorit shqiptar, la pas vajzën 6 vjeç
Covid-19 i ka marrë jetën aktori shqiptar shumë të njohur jo vetëm për rolet në teatro, por edhe për rolin në filmin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, Luran Ahmetit.

“Tetova sot” raporton se Luran Ahmeti ka humbur betejën me Covidin në moshën 46-vjeçare.

Ahmeti ka luajtur në serialin “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë.

Aktori la pas vetes një vajzë, gjashtë vjeçare.
