Kim Kardashian nënë për herë të tretë, por nuk është shtatzënë
Bukuroshja Kim Kardashian gjithmonë ka ëndërruar për një familje të madhe. Në qershor, Kim dhe burri i saj Kanye West filluan të kërkonin një zëvendësues dhe sipas një burimi çifti tani kanë arsye për të festuar. Bëhet e ditur që këtë fëmijë do ta sjellë në jetë një nënë zëvendësuese rreth të 20-ve e cila është në muajin e tretë të shtatzënisë, që do të thotë se çifti i famshëm do të mirëpresin fëmijën e tyre të tretë në janar të vitit 2018. Prindërit e North 4-vjecar dhe Siant 19 muajsh, kanë rënë dakord të paguajnë 45,000 dollarë në 10 këste mujore prej 4,500 dollarë, sipas një raporti të TMZ.