Ekskluzive/ Elona Duro në pritje të ëmbël dhe gati për tu veshur nuse!

Kids’ Time ka mësuar se moderatorja e njohur Elona Duro do të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me partnerin Lorenc Goga. Elona ka vendosur të bëjë një ceremoni shumë intime ku të ftuar do të jenë vetëm familjarët dhe miq shumë të afërm të saj, për detajet e së cilës do të kujdeset Ami Event. Madje, duke qenë se çifti ruan prej vitesh një miqësi të mirë me kryebashkiakun Erion Veliaj, celebrimin e tyre do ta bëjë pikërisht ai. Veç kësaj, Elona ka një surprizë akoma më të madhe! Ajo është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet për herë të parë nënë e një djali.Kids’ Time ka siguruar disa foto të veçanta të Elonës me partnerin gjatë shtatzënisë, e përveç kësaj në një foto shohim se byrzylyku me shkrimin ‘Baby Loading’ që Elona mban në dorën e majtë na lajmëron pikërisht se një bebe do të vijë shumë shpejt në jetë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë Elonës shtatzëni të mbarë dhe një dasmë të paharrueshme. Mezi po presim ta shohim nuse!

ve

Share With:
Translate »
1991 Views