I martuar dhe baba, por a e ngacmojnë vajzat Bes Kallakun? Aktori habit me përgjigjen

I martuar me Xhensila Myrtezajn dhe baba i Ajkës, por a e ngacmojnë vajzat Bes Kallakun? Një pyetjeje të tillë aktori iu përgjigj mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Soiree”.

Ai tha se nuk është ndjerë kurrë në jetën e tij i ngacmuar. Besi u shpreh se i kanë qeshur shpesh në rrugë, por sepse iu është kujtuar ndonjë rol i tij dhe jo për arsye të tjera.

“Nuk jam ndjerë ndonjëherë I ngacmuar. Duke qenë personazh public, në rastin tim aktor humori, çdokush në rrugë qesh sepse i kujtohem me ndonjë rol, me ndonjë batutë dhe nuk mund të quhet ai lloj ngacmimi. Të paktën unë nuk e quaj ngacmim”, tha Besi.

Share With:
Translate »
425 Views