“Fëmijët nuk presin”, mesazhi i Artës pas zgjedhjes së Presidentes

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka nxitur reagime të shumta në publik.

Përveç urimeve të shumta nga familjarët, miqtë dhe figura të njohura publike, nuk kanë munguar as thirrjet për institucionet e reja, me kërkesa konkrete për çështje me rëndësi shoqërore.

Në mesin e tyre ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, e cila përmes një postimi në Instagram Story ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për krerët e shtetit.

Në postimin e saj, ajo ka shkruar:

“Tash që Kosova ka Presidenten dhe institucionet po funksionalizohen, kërkesa jonë është e qartë: Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (autizmin) të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend.

Fëmijët nuk presin.”

Përmes këtij reagimi, Bajrami ka vënë në pah nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për fëmijët me nevoja të veçanta, veçanërisht për fëmijët me autizëm.

Kërkesa e saj vjen edhe nga një përvojë personale, pasi ajo është nënë e dy fëmijëve me autizëm dhe në vazhdimësi ka folur publikisht për sfidat dhe nevojën për më shumë mbështetje për familjet që përballen me këtë realitet.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse kjo thirrje do të merret parasysh nga institucionet e reja dhe nëse projektligji do të jetë ndër çështjet e para që do të shqyrtohen në Kuvend.

Share With:
Translate »
2 Views