Nënë e bijë varën veten, lanë një letër … Rrëfimi i veçantë në “e Diell”

“Rubrika “Galeri” sjell çdo javë të ftuar shumë të dashur për publikun, të cilët ndajnë eksperienca nga jeta e tyre dhe shpesh herë falin emocione që përcillen dhe përtej ekranit.

I ftuar këtë të dielë ishte Ahmet Golemi, ish-boksier, shkrimtar e publicist…

Në një rrëfim të sinqertë plot nostalgji Ahmet Golemi tregoi mbi jetën e tij, familjen, vështirësitë, dashurinë, boksin, si dhe raportin me Ismail Kadaren.

Ndër të tjera, ai ndau historinë e vajzës më të bukur të Tiranës Ganimete Cuka, e cila kishte një fund tragjik.

“U thashë shokëve më ka bërë përshtypje kjo vajzë , kjo është Ganimetja më thanë ,femra më e bukur e Tiranës. Ne Krijuam një marrëdhënie por ajo ishte fejuar me një kolonel në ambasadën angleze . Ai donte ta merte , por nuk e lejuan. U mundua të arratisej, e kapen dhe bëri pak burg .Më vonë fronti demokratik e internoi në një fshat të Lushnjes. Ditën e tretë doli bleu 3-4 metra litar, e bisedoi me nënën dhe vari nënën, vari dhe veten. Lanë dhe një letër kundra regjimit. Është akti më tragjik ndaj atij sistemi.

Ismail Kadare e ka pasqyruar shumë bukur në një novelë të tijën… Si çdo mashkull ja hidhte pak sytë, se kishte diçka të veten ajo, si magnet femëror.

Ja kalonim mirë , por ramë në sy , më thirrën atëherë te Selvia ishte sigurimi dhe më lanë të kuptoj se duhet të hiqja dorë …” rrëfeu Ahmet Golemi.

Share With:
Translate »
524 Views