Tragjedia në Athinë: Katër shqiptarë të një familjeje humbin jetën, një çift në muaj mjalti dhe tjetri në pritje të një fëmije
Me një bilanc tragjik është përmbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e godinës që u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm, të premten më 25 shtator, në zonën e Plakës, në zemër të Athinës.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e EMAK-ut kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë personave që rezultonin të zhdukur, mes tyre tre shqiptarë.
Sipas informacioneve të deritanishme, mes viktimave janë Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi. Çifti ndodhej në Greqi për muajin e mjaltit.

Gjithashtu ka humbur jetën vëllai i Florindës, Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani.
Sipas informacioneve të publikuara, çifti po qëndronte në të njëjtën godinë dhe thuhet se po priste një fëmijë.
Mediat greke kanë publikuar fotografitë e viktimave.
