Sherr mes adoleshentëve në kryeqytet, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në kryeqytet pas një konflikti me dy bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali.

“Si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
328 Views