Lindi në një tavolinë kuzhine në Korfuz, u interrnua 1 vjeç dhe u rrit pa prindër, kush ishte Princi i Anglisë
U shua sot në moshën 99-vjeçare, Princi Philip i Britanisë së Madhe. Ai ka pasur një jetë të vështirë, por falë punës dhe këmbënguljes, sot e gjithë bota e kujton me nder dhe respekt.
Philip lindi në një tavolinë kuzhine në Greqi në qershor në vitin 1921. 99-vjeçari ishte një Princ me gjak danez, gjerman, rus dhe britanik. Philip u dërgua në internim kur ishte vetëm 1 vjeç dhe u rrit i vetëm.
Në vitin 1922 babai i tij u arrestua në Korfuz për tradhti të lartë, ndërsa e ëma u shtrua në një klinikë psikiatrike për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Pasi u arratisën nga Korfuzi, familja e Filipit më në fund arriti në Paris dhe ishin të afërmit ata që i ndihmonin financiarisht.
Në moshën 21 vjeçare, ai ishte një nga togerët më të rinj në Forcat Mbretërore dhe u vlerësua për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore
Princi dhe Mbretëresha u martuan në vitin 1947 dhe patën katër fëmijë. Djali i tyre i parë, trashëgimtari i fronit, Princi Charles, lindi në vitin 1948, ndërsa motra e tij, Princesha Anne, në vitin 1950. Princi Andreë, Duka i Jorkut, lindi në vitin 1960, ndërsa Princi Edward, Konti i Ueseksit, lindi në vitin 1964.
Princi Philip u lind në ishullin e Korfuzit, në 10 qershor 1921. Babai i tij ishte Princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve. Mamaja e tij, Princesha Alice, ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe stërmbesa e Mbretëreshës Victoria.



