Zjarri përfshiu garazhin e pallatit, zjarrëfikësi HERO shpëton foshnjën në Tiranë
Fotoja e zjarrfikësit hero, i cili shpëtoi foshnjën gjatë evakuuimit të banorëve në pallatin që u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Freskut po bën xhiron në rrjet.
Në fotot e publikuara shihet momenti kur zjarrfikësi ka nxjerrë foshnjën nga apartamenti dhe po e mban në krahë ndërkohë që zbret nga shkallët e emergjencës.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm garazhin i një pallati në Fresk në rrugën “Fadil Deliu” u përfshi nga flakët.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e zjarrit.

