Pas ndarjes nga bashkëshorti, Teuta Selimi bën lëmsh rrjetin me deklaratën për djemtë
Përmes një imazhi të ndarë në Instastory, ajo ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për dy djemtë e saj, Matisin dhe Noarin.
“Deri n’frymën e fundit”, ka shkruar artistja krahas emrave të tyre, duke shprehur kështu dashurinë e madhe dhe të pakushtëzuar që ka për fëmijët, të cilët mbeten forca dhe përkushtimi i saj më i madh përballë çdo sfide.
Ky reagim vjen pas një kohe të gjatë që kur emri i saj u lakua në mediat rozë për shkak të lajmeve mbi ndarjen nga bashkëshorti.
Përgjatë kësaj kohe jo të shkurtër, Teuta zgjodhi të qëndronte plotësisht e heshtur, duke mos folur asnjëherë publikisht për të vërtetën e thashethemeve që qarkulluan në rrjet. Ajo njihet për natyrën e saj tejet diskrete, ndaj edhe daljet ku prek jetën personale kanë qenë gjithmonë shumë të rralla.
Kujtojmë se muaj më parë ajo bëri një reagim ku falënderonte publikun për mbështetjen në ditët më të vështira.
Në atë kohë, Teuta ndau një mesazh të koduar mbi zhgënjimet e jetës, por pa sqaruar apo përmendur emra specifikë se kujt i drejtohej apo çfarë po kalonte saktësisht.
