Aksident i RËNDË në Lushnje, makina del nga rruga, humbin jetën babë e bijë
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kolonjë të Lushnjës ku kanë humbur jetën dy persona, baba e bijë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Kolonjës pak minuta më parë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal dhe identiteti i dy viktimave. Sipas informacioneve të para, makina ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në kanal.
Pritet që policia të publikojë detaje nga aksidenti.