Gentiana kërkon nënën biologjike pas 46 vitesh por merr lajmin e trishtë

Gjatë fëmijërisë, Gentiana dëgjoi fjalët e para nga bashkëmoshatarët se ajo nuk ishte vajza e atyre që njihte si prindërit e saj. Vetëm pas ndarjes nga jeta të nënës që e kishte rritur ajo filloi të gërmojë në të kaluarën e saj. Zbuloi se kishte lindur në një qytet verior dhe emri i nënës biologjike ishte Sanie. Pas 46 vitesh ajo merr guximin të kërkojë publikisht zonjën që e ka lindur.

Ishte moment i vështirë kur Gentiana mësoi se nëna e saj biologjike ishte ndarë nga jeta përpara 10 vitesh. Vajzën e lindur jashtë martese, pas 5 fëmijëve të tjerë, e ëma Sanie, u detyrua t’a lërë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër duke lotuar në heshtje sa ishte gjallë për sekretin të cilin pak njerëz e dinin.

Pas 46 vitesh Gentiana sheh për herë të parë portretin e nënës biologjike. “I ngjaj shumë”, u shpreh ajo mes lotëve për të ëmën që nuk jeton më por krahas këtij lajmi të hidhur ajo mësoi se kishte pesë vellezër e motra të cilët e presin krahëhapur.

Share With:
Translate »
757 Views