Falë gjenealogjisë gjenetike, arrestohet pas 50 vitesh vrasësi i 15-vjeçares

Autoritetet amerikanë thonë se kanë arritur të hedhin dritë mbi një krim të rëndë të ndodhur në vitin 1972.

Gati 50 vite pas vrasjes së një 15-vjeçareje në rrugët e Çikagos, policia ka arrestuar autorin, falë gjenealogjisë gjenetike.

76-vjeçari Barry Lee Ëhelpley u arrestua të mërkurën për vrasjen e 15-vjeçares Julie Ann Hanson, korrikun e 1972 në Naperville, të Illions, bënë me dije autoritetet.

Hanson u raportua e zhdukur pasi me biçikletën e vëllait të saj doli shëtitje në qytet, por nuk u kthye më në shtëpi. Disa ditë më pas, trupi i saj u gjet i hedhur në një fushë me plagë të shumta të shkaktuara nga thika.

Për dekada të tëra nuk kishte asnjë të dyshuar. Por falë ADN-së të gjetur në vendin e krimit dhe të ruajtur për kaq kohë, autoritetet kanë arritur të bien në gjurmët e autorit.

Përmes gjenealogjisë gjenetike, ADN-ja e një të dyshuari të panjohur e lënë në një skenë krimi mund të identifikohet përmes anëtarëve të familjes së tij ose të saj, të cilët vullnetarisht paraqesin ADN-në e tyre në një bazë të të dhënave gjenealogjike.

Kjo i lejon policisë të krijojë një pemë familjare shumë më të madhe sesa do të mundeshin nëse do të ishin të kufizuar vetëm në përdorimin e të dhënave në zbatimit të ligjit si CODIS.

Gjenealogjia gjenetike u përdor për herë të parë si një mjet hetimor në 2018 kur “Golden State Killer” u arrestua përmes kësaj teknike; mbi 150 të dyshuar janë identifikuar që prej asaj kohe.

Share With:
Translate »
420 Views