“Kafe me çerrin”/ Landi ka një shok të ri për të pirë kafe

Roland Hysi u bë baba për herë të parë pak ditë më parë. Këngëtari bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale se ai dhe partnerja e tij u bekuan me një djalë, që e kanë pagëzuar me emrin Lukas. Së fundmi, Landi ka publikuar dhe imazhet e para me të birin dhe pse nuk e ka zbuluar portretin e tij.

Ai shfaqet i lumtur pranë të voglit të shtëpisë, ndërsa ka shkruar: Kafe me çerrin.” Lajmi se është bërë baba ishte i papritur për fansat, pasi ai nuk kishte treguar më herët se partnerja e tij ishte në pritje të një fëmije. Partnerja Eva Ago, e cila nuk është një figurë e njohur për publikun shkroi disa fjalë të ëmbla pas ardhjes në jetë të djalit.

Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkroi Eva.

Share With:
Translate »
390 Views