Mos vallë ky gjest i Luizit sapo na tregoi se Kiara është sërish shtatzënë?
Një fotografi e fundit e Kiarës Tito dhe Luiz Ejllit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Çifti shfaqet në një moment romantik pranë natyrës, ndërsa ajo që ka rënë më shumë në sy është pozicioni i dorës së Luizit mbi barkun e Kiarës.
Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin aludimet dhe komentet e ndjekësve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje nëse fotografia mund të jetë një sinjal për ndonjë lajm të ri nga çifti.
Megjithatë, Kiara nuk ka dhënë ndonjë konfirmim lidhur me këto aludime. Postimi i saj shoqërohej vetëm me simbolet , duke përcjellë një atmosferë të qetë dhe romantike.
Kiara dhe Luizi u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania”, ndërsa prej atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.