Një foto nga fëmijëria dhe një mbishkrim shqip, Rita Ora na i kënaqi sytë dhe zemrat!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, na ka bërë krenarë të gjithëve me talentin e sukseset e saj.

Ajo nuk e harron asnjëherë origjinën dhe tregon me krenari që është shqiptare, madje ndonjëherë në intervista ajo flet shqip ose shkruan shqip në rrjete sociale, siç ka bërë së fundmi.

Në postimin e fundit në InstaStory, Rita ka ndarë me ndjekësit një foto kur ishte në moshë të vogël dhe e ka përshkruar veten me fjalën shqip ‘zog’. Dhe është fiks si një zog i vogël!

Share With:
Translate »
312 Views