Po ti a ke qarë kështu si Fatma kur i ke prerë flokët për herë të parë fëmijës tënd?

Fatma Methasani ka përmbledhur eksperiencën me të birin teksa i pret flokët për herë të parë me një video të shkurtër dhe shumë të bukur.

Jemi të bindur se shumë nëna e kanë gjetur veten tek këto sekonda ku shfaqet Noah duke qarë e përpëlitur në krahët e prindërve.

Por veç të voglit që kishte frikë nga zhurma e makinës, edhe mami Fatma s’i ka mbajtur dot lotët për kaçurrelat e të birit. Këtë detaj e pranoi vetë kur shkroi: “Nuk e di kush ka qarë më shumë, Noah se u tremb apo unë se i doja shumë kaçurrelat!”

Të ngrejnë dorën të gjitha nënat që e kanë përjetuar si Fatma prerjen e parë të flokëve të vogëlushëve të tyre?

 

 

Share With:
Translate »
355 Views