Fjoralba Ponari tregon se është bullizuar për origjinën, ndan një mesazh të rëndësishëm

Moderatorja Fjoralba Ponari, që tashmë është një nga moderotoret më të dashura për publikun shqiptar, ka ndarë me ndjekësit një moment bullizimi në fëmijërinë e saj.

Fjoralba ka treguar se kur ka qenë fëmijë është paragjykuar për faktin se është nga veriu i Shqipërisë. Për më tepër kjo formë bullizmi ka ardhur nga mësuesja e saj.

Me këtë rast, Floralba përcolli dhe një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Për fat të keq, po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9 vjeçarja & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte dhe i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjëen e saj (pasi e kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha:

‘Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë MALOKE (jo malësore) vajza, se e zgjidhim ndryshe’.”

“Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më pa penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote.”, ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
373 Views