Mungoi në seancën për shkarkimin e Metës, Rudina dhe Hana ishin në Amerikë për të takuar babin
Rudina Hajdari ishte në listën e 7 deputetëve që munguan dje në Kuvend në seancën plenare të thirrur për të votuar raportin hetimor dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Prej disa javësh ajo është larguar nga jeta politike në Shqipëri për të udhëtuar bashkë me të bijën drejt SHBA-ve. Atje ajo është vendosur pranë të shoqit ku dhe ka ndarë foto në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme Hajdari ka postuar një story në Instagram ku duket e bija bashkë me babanë e saj dhe një tjetër foto ku çifti shfaqet mes disa miqve.
Vetë Rudina kishte treguar disa kohë më parë, se kishte pasur një ftohje në marrëdhënien me bashkëshortin, për shkak të largësisë, por duket se tashmë gjithçka është lënë pas krahëve, dhe i është bashkuar atij në SHBA.
Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit, në listat e Nismës Thurje, por nuk mundi të sigurojë një mandat deputeti.
