Një tjetër kapitull i bukur nis për Malumën! Këngëtari dhe aktori kolumbian është bërë baba për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë me partneren e tij, Susana Gomez.

Lajmin e ëmbël e ndau vetë Maluma nëInstagram, përmes një fotografie bardhë e zi, ku shihet duke mbajtur në krahë foshnjën e porsalindur, ndërsa me krahun tjetër përqafon Gomez. Çifti shfaqet i mbështetur tek njëri-tjetri, në një moment tejet intim familjar.

“Orión Londoño Gómez. 14/09/26”, shkroi Maluma krahas fotos, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit dhe datën e lindjes.

Maluma dhe Susana Gomez janë tashmë prindër të një vajze 2-vjeçare, Paris, ndërsa në maj këngëtari kishte ndarë me fansat lajmin se familja e tyre do të zgjerohej sërish.

Me ardhjen e Orión-it, familja e çiftit tashmë numëron katër anëtarë dhe duket se Maluma po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, këtë herë larg skenës, si baba i dy fëmijëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)