Amerikanët heqin dorë nga emri Donald si asnjëherë gjatë historisë
Nëse dikush në Amerikë zgjedh t`i vërë djalin emrin Donald, me siguri do ta ketë të vetmin në shkollë me këtë emër. Amerikanët e kanë zgjedhur më pak se çdo herë tjetër për fëmijët e tyre, emrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ky emër ra me 55 pozicione në 2020-ën dhe zbriti në vend në 610-të. Renditja më e ulët që prej 1880-ës.
Donald tani është pranë Axton, Dariel, Marvin, Brycen.
Ky emër e njohur kulmin në vitin 1934 duke qenë i gjashti më i zgjedhur në Amerikë.
Amerika ka njohur ndikim të fuqishëm nga emrat e presidentëve ndër vite. Ka njohur epokën e Ronald, Richard dhe George. Edhe në kohën e Barack, një emër që nuk është tipik amerikan, u zgjodh për mbi 70 fëmijë.

Vetëm epokë Donald-i në kohën e Trump, nuk pati.
Melania po. Emri i Zonjës së Parë të Trump pësoi një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.