Fëmija me sindromën Down këndon dhe ndjen muzikën e Whitney Houston

Ylli i ri i Prosper, qytet në Texas, quhet Dane Miller. Ai është vetëm nëntë vjeç dhe po emocionon mbarë botën me një filmim ku tregon pasionin e tij për muzikën dhe për Whitney Houston. Djali i cili ka sindromin Down, është filmuar nga tezja e tij gjatë një udhëtimi me makinë teksa këndon “I Have Nothing”. Ajo është kolona muzikore e filmit ‘The Bodyguard’, në të cilën këngëtarja nga New Jersey interpreton në krah të aktorit Kevin Costner. Përballë energjisë së Dane, rrjeti është çmendur dhe në pak orë videoja ka kaluar 18 milion shikime dhe 21 mijë komente. Një numër rekord që sigurisht familja Miller nuk e priste. Ndoshta në të ardhmen vogëlushi, do të ketë një karrierë si këngëtar. 

Share With:
Translate »
1105 Views