Sa e sigurt është vaksina anti-Covid për fëmijët?
Nga Prof. G. Frajese/ Mund të duket një titull komplotist por është thjesht një përqasje No-Vax në menaxhimin politikosanitar të pandemisë së fundit SARS-CoV-2. Është e drejta e secilit prej nesh të marrim informacione të qarta e të vërteta, përgjigje të bindshme dhe të plota. E gjitha kjo për të mos rënë pre e disa direktivave dhe impozimeve të dyshimta.
Prej disa kohësh, secili prej nesh po “zgjedh” për tu vaksinuar apo jo, dhe në rastin më të mirë prenoton dozën e vetë të serumit, edhe pse ka pak probabilitet të shprehi një prefencë. Më pas është i lirë të shkoj në qendrën përkatësë për të injektuar dozën e duhur; një hap i madh drejt lirisë…Shumë bukur, emocionuese, gati prekëse po të mos ishte për faktin se shumë pak qytetarë janë plotësisht të paqartë se cfarë përmban kjo dozë vaksine, e çdo qytetar duhet të vaksinohet me vetëdije të plotë, kjo sepse
është zgjedhja e tij. Në këtë mënyrë ajo do të jetë një veprim i përgjegjshëm dhe një vendim i informuar.
Vetëm dija të jep lirinë e vërtetë.
Çfarë është vaksina? Kemi bërë shumë vaksina gjatë jetës sonë, shumicën në fëmijëri, për t’u mbrojtur nga gripi sezonal ose kur duhet të udhëtojmë në kontinente të largëta. Vaksina injekton në trupin tonë diçka e cila stimulon sistemin tonë imunitar, në këtë mënyrë ky i fundit mund të njohi një patogjen specifik (virus, bakter) dhe ta eliminojë atë pa i lënë kohën që të shumohet e të shkaktojë sëmundjen.
Me zbulimin e vaksinës kundra lisë humane në shekullin e XIX nga Jenner, ka evoluar çdo herë e më shumë teknologjia për vaksinat. Ato mund të jenë organizma të zbutur ose inaktiv, toksina të prodhuara nga organizma infektues, proteina të kapsidit viral, antigjene të purifikuara ose të rikobinuara në laborator. Të gjitha rastet të përmendura më sipër janë materiale proteinike ose polisakaride të inaktivizuara të ndihmuara nga substanca për të stimuluar më tepër sistemin imunitar duke siguruar një mbrojtje efikase dhe që zgjat në kohë kur vjen në kontakt me patogjenin.
Vaksinat e prodhuara dhe të përdorura nga njeriu deri më sot kanë, në historinë e krijimit të tyre, dhjetë vjet eksperimente, duke marrë për shembull vaksinat më të fundit anti-HBV ( hepatiti B ) dhe anti-HPV (papilomavirus), të quajtura ndryshe vaksina me proteina të rikombinuara ose të purifikuara. Deri në ditët e sotme nuk është përdorur asnjëhere një vaksinë me material gjenik si ARN dhe ADN. Pandemia SARS-CoV-2 përfaqëson fillimin e përdorimit të “vaksinave gjenike’, të cilat nuk stimulojnë sistemin imunitar duke paraqitur antigjenin por injektojnë në brendësi të qelizës materialin gjenetik të virusit, në
këtë mënyrë antigjeni imunizues prodhohet nga vetë qeliza. Me fjalë më të thjeshta, nuk injektohet proteina e njohur Spike me anë të vaksinës që të stimuloj antikorpet, por detyrohen qelizat tona që ta prodhojnë atë në mënyrë artificiale. E kështu, injektohen sasi të ndryshme të materialit gjenetik të huaj (nanogrimca lipidike mARN ose ADN plazmike) në brendësi të qelizës sonë.
Pa dyshim që këto vaksina përbëjnë një progress në shkencë, siç është deklaruar edhe nga shumë mjekë e politikanë në të gjithë botën, por fakti që këto vaksina, me një tekologji kaq të re, u prodhuan dhe u aprovuan për përdorim në masë në popullatë, në realitet, duhet të na shqetësojnë.
Mund të citojmë ketu disa nga problematikat e këtyre vaksinave, problematika të dokumentuara mirë si:
pak muaj eksperimentimi, nëse e krahasojmë me vaksinat e tjera; mungesa e linjave guidë specifike dhe të bindshme nga ana e FDA dhe EMA që vërtetojnë përshtatshmërinë e vaksinës së propozuar duke qënë se teknologjia mbi të cilën bazohen nuk ka qënë përdorur më parë; protokolle efikasiteti jo të krahasueshme mes njëri tjetrit; mungesa e të dhënave mbi efektet anësore afatgjata.
Kush ka projektuar këto vaksina me mARN dhe ADN mbron idenë se materiali gjenetik është krijuar në menyrë të tillë që nuk integrohet me ADN-në e qelizave humane; edhe pse mbetet akoma i dyshimtë reagimi i sistemit imunitar në rastin e injektimit së një materiali gjenik i huaj ne trupin tonë. Disa studime të viteve të shkuara vinin në pah rrezikun dhe disa efekteve anësore si zhvillimi i antitrupave anti-ARN ose anti-ADN ose ndërhyrja në funksionimin normal të sistemit imunitar duke rritur prodhimin e interferonit duke krijuar kështu mundësinë e lindjes së sëmundjeve imunitare. Deri më sot nuk
ekziston asnjë e dhënë mbi efektin që ka vaksina në fertilitet ose në karcinogjenezë dhe secili prej qytetarëve që firmos fletën e konsensusit për vaksinim, liron nga përgjegjësia prodhuesin. Shpejtësia me të cilën u aprovuan këto materiale gjenike është alarmuese dhe nuk justifikohet nga emergjenca e kësaj pandemie.
Duke marrë parasysh panoramën e përshkruar më sipër, si mundet akoma të mendojmë se është e drejtë dhe jo një çmenduri, injektimi i këtyre lëndëve gjenike tek fëmijët, adoleshentët apo tek neonatët. Organizma të cilët janë në rritje dhe me një sistem imunitar në formim, ku çdo ndërhyrje jo fiziologjike mund të japi efekte të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës. Ideja e vaksinimit të të gjithë popullatës pediatrike të shëndetshme,dhe pikërisht ajo fashë e cila nuk është subjekt i efekteve të rënda nga Covid, me substanca të cilave nuk i njihen efektet anësore afatgjata në një organizëm në zhvillim është jashtë çdo logjike dhe baze shkencore, morali dhe buonsensi.
Mortaliteti nga SARS-CoV-2 nuk është më i larti ndër patologjitë infektive, gati inekzistent tek neonatët, fëmijët dhe adoleshtetët, siç duket nga të dhënat zyrtare INED (National Institute for Demographic studies) i datës 23/5/2021. Atëherë lind pyetja se kush është benefiti i një vaksinimi jo pa risqe, duke rikujtuar se mjekët kanë bërë një betim “primum non nocere” (së pari mos dëmto). Interesante është se si në Kore nuk ka pasur viktima nën 20 vjeç, ndryshe nga ajo që ka ndodhur në europë.
“Këto janë vaksina eksperimentale, nuk lejohet liçenca në asnjë rast” . Kjo është deklarata e FDA në momentin e autorizimit të vaksinave për emergjencë.
Mbase do të ishte e preferueshme të investonin në terapi më adeguate dhe në vaksina të bazuara në teknologji më pak inovative dhe të sigurta. Por rrugët e tjera u ndaluan në mënyrë bruske: më shumë vaksina e më pak terapi kurative, më shumë vaksina gjenike e më pak vaksina tradicionale.
Sepse detyrën e bioreaktorit, aparatit të laboratorit ku vaksina gjenike duhet të kaloj një test tjetër para se të shpërndahet në popullatë, do ta bëj qeliza jonë dhe se kush është çmimi që do të paguajmë, do e zbulojmë. Por këtë çmim nuk mund ta paguajnë fëmijët. Nuk ka asnjë argument logjik që të justifikoj eksperimentimin e vaksinave tek fëmijët, siç është shkruar qartë edhe tek letra e një grupi mjekësh anglez të cilën mund ta gjeni më poshtë: Open Letter from UK doctors: Safety and Ethical Concerns
Surrounding COVID-19 Vaccinationin Children to Dr June Raine, Chief Executive, MHRA. America’s Frontline Doctors ka nisur një veprim ligjor kundër “Secretary of the U.S. Department of Health and Human Services”, dhe kundër “U.S. DEPARTMENT OF HEALTH AND HUMAN SERVICES” mbi vaksinimin e fëmijëve.