İbrahim Tatlıses heq fëmijët nga trashëgimia, pasurinë ia lë shtetit

Legjenda e muzikës turke İbrahim Tatlıses ka lënë Spitalin Acıbadem Altunizade, ku po merrte trajtim mjekësor që prej 7 prillit dhe ku së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit. Gjatë daljes, ai bëri deklarata të forta lidhur me procesin e tij të shërimit dhe marrëdhëniet e tensionuara me familjarët.

Pavarësisht suksesit të operacionit, Tatlıses zbuloi detaje të hidhura nga koha e tij në spital. Ai pranoi se ishte dëshira e tij që disa nga fëmijët të mos lejoheshin ta vizitonin. “Zoti i bekoftë fëmijët e mi, por jo të gjithë. Tuğçe është shpirti im… Por shkronjën ‘A’ e kam fshirë nga alfabeti,” u shpreh ai, duke nënkuptuar djalin e tij Ahmet Tatlıses, me të cilin ka pasur konflikte të vazhdueshme. “Nuk janë në vendin që meritojnë në zemrën time. Nëse babai im do të ishte në këtë gjendje, nuk do ta lija kurrë vetëm.”

Lidhur me pasurinë e tij, Tatlıses u shpreh i prerë se gjithçka do t’ia kalojë shtetit turk, duke mos u lënë asgjë trashëgimtarëve. “Asnjë qindarkë për ta. Babai im nuk më la para, ai ishte shitës qebapësh. Paratë i fitova vetë, i prish dhe i shpërndaj si të dua, çfarë i duhet kujt? Unë u kam lënë një trashëgimi shumë të madhe dhe nuk janë të vetëdijshëm: emri İbrahim Tatlıses hap çdo derë, por ata nuk ditën ta përdorin,” theksoi artisti.

Në fund, përveç apelit për të ndërtuar një spital të ri në vendlindjen e tij në Şanlıurfa, ai lajmëroi fansat se këtë javë do të publikojë këngën e tij të re të titulluar “Baboş”, si dhe dha një parashikim sportiv për derbin turk, duke thënë se “Fenerbahçe do të fitojë”. /Prive By Liberta Spahiuİbrahim Tatlıses heq fëmijët nga trashëgimia, pasurinë ia lë shtetit

Share With:
Translate »
15 Views