Me videot dhe fotot e rralla familjare, Almeda Abazi i bën urimin më të bukur Tolgahan për Ditën e Baballarëve
Sot në botë festohet Dita e Baballarëve e me këtë rast rrjeti është pushtuar nga postimet e dedikimet për baballarët, ashtu siç ka bërë dhe Almeda. Prezantuesja shqiptare zgjodhi të postojë dy foto, në njërën ku shfaqet me Tolgën në spital në ditën e lindjes së Alinës e një tjetër ku aktori mban në krahë vogëlushen dhe dy video të bashkëshortit me djalin e tyre, Efehanin.
“Faleminderit që je babai më i mirë për Efehanin dhe Alinën. Të duam më shumë sesa e imagjinon. Tolgahan Sayisman Gëzuar ditën e Baballarëve dashuria ime”-shkruan Almeda.