Zajmina Vasjari nënë për herë të dytë? Këngëtarja hap zemrën dhe tregon gjithçka
Zaimina Vasjari ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në E diell me Ervin Kurtin ku si rrallë herë hapi zemrën dhe foli për familjen. Ajo u shpreh se dëshiron që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të dytë dhe vajzën e saj 3 vjeçe Khloe ta bëjë me një vëlla ose motër.
“Lutem shumë që të ndodhë sa më shpejt”, është shprehur ndër të tjera këngëtarja 34 vjeçare. Zaimina tha se pasi u bë mama, kuptoi se duhet ta dojë më shumë nënën e saj dhe është bërë më e ndjeshme e më e përgjegjshme.
“Fëmijët të ndryshojnë jetën. Më ka mësuar që nëna është gjëja më e rëndësishme në botë, që mamin ta dua dhe më shumë. Khloe më ka bërë më të ndjeshme. Jam bërë më e përgjegjshme”, është shprehur ajo.